Politologu nga Bosnja e Hercegovina, Jasmin Mujanoviq ka deklaruar se pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, janë duke ndihmuar në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
“Ju po ndihmoni për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, për të nxitur sjelljen më të keqe të Vuçiqit, një aleat i Rusisë dhe Kinës, dhe po dëmtoni interesat tuaja”, ka thënë Mujanoviq.
Ai këto komente i bëri gjatë një diskutimi në në Forumin Botëror të Demokracisë në Strasburg, i cili u organizua nga Këshilli i Evropës.
Mujanoviq ka shtuar se nëse këto vende së bashku nuk mundësojnë që Kosova si shtet të ulet në Këshillin e Evropës, atëherë ato nuk janë serioze për sigurinë e as demokracinë në Evropë. /Telegrafi/