Telegrafi

Muja: Vetëvendosje qëndron mirë në tri komuna, Prishtina e voton LDK-në në këto zgjedhje

Analistët në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, kanë komentuar parashikimet që Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes i ka bërë për votat që mund të marrin partitë në zgjedhje parlamentare.

Armend Muja ka dhënë parashikimet e tij se në cilat komuna Vetëvendosje mund të dalë e parë në zgjedhjet parlamentare.

“Sveçla ka të drejtë kur thotë se ata janë kompetitiv në Ferizaj e Mitrovicë, por nuk do të thotë se mund të fitojnë. Nuk besoj se do të fitojnë në Mitrovicë. Garues do të jenë edhe në Gjilan dhe kanë shansa më të mira. Në Prishtinë nuk mendoj se do të janë kompetitiv. Aty do të fitojë LDK-ja. Në Gjakovë do të jenë kompetitiv, por aty bindshëm fiton AAK-ja. Në Prizren i shoh [VV-në] më kompetitiv. Në Han të Elezit kuptohet”.

Muja thotë se tri komunat ku Vetëvendosje mund të del e para janë Gjilani, Prizreni dhe Mitrovica.

Ai ka thënë se nëse Vjosa Osmani nuk relakson raportet me Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin, Vetëvendosje mund të fitojë fare lehtë terren në Podujevë e Gjilan.

Muja ka thënë se në Mitrovicë, Vetëvendosje mund të shfrytëzojë pushtetin e Agim Bahtirit, por sipas tij prezenca e Vjosa Osmanit i vështirëson punët për Vetëvendosjen dhe i bën favor Kadri Veselit.

“Dëmin kryesor Albin Kurtit i ka bërë nominimi i Vjosa Osmanit. Kjo i shkon në favor PDK-së”, ka shtuar më tej Armend Muja./Telegrafi/