Analisti Armend Muja ka komentuar zhvillimet e fundit në vend sa i përket arrestimeve nga Gjykata speciale.
Muja në RTV Dukagjini ka thënë se deri më tani zyrtarët e OVL UÇK që janë arrestuar nuk ka qenë të përfolur për hetim të mundshëm nga ana e Gjykatës Speciale.
“Këto arrestime më shumë lidhen me publikimin e dokumenteve”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Muja thotë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezistencë nga ana e organizatave të veteranëve të UÇK-së.
“Dosjet nuk është dashur të publikohen pasi krijohet një ide se dikush dëshiron të pengojë procesin e drejtësisë. Kjo nuk i shkon ën favor as Kosovës e as atyre që potencialisht mund të jenë të akuzuar”.
Muja thotë se përgjegjësinë e mbajnë edhe subjektet politike që e kanë votuar Gjykatën Speciale dhe që nuk kanë lejuar të zhvillohet asnjë debat.
Analisti thotë se Kosova është dashur të veprojë ashtu siç ka vepruar Kroacia.
Muja thotë se duhet të presim, pasi sipas tij shumica e gjykatësve janë nga vendet perëndimore dhe sipas tij ata nuk do të kenë tendencë për të bërë një fajësim të përgjithshëm./Telegrafi/