Site icon Telegrafi

Muja: Koalicioni qeveritar nuk i ka votat e mjaftueshme për Demarkacionin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja ka thënë se është shqetësuese metoda e gazit lotsjellës, duke thënë se kjo nuk i konvenon as Vetëvendosjes.

Muja ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se nuk do ta votojë marrëveshjen me Demarkacionin, transmeton Telegrafi.

“Do të veprojmë mbi vullnetin tim, dhe nuk do të votojë në diçka që nuk jam i bindur plotësisht”, ka thënë Muja në Info Box në TV Dukagjini.

Ai po ashtu ka theksuar se koalicioni qeveritar nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar në Kuvend marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.

“Nuk ka vota të mjaftueshme, ka luhatje në qëndrime”, theksoi Muja.

Deputeti i PDK-së, më tej ka shtuar se ka shkelje procedurale me nënshkrimin e kësaj marrëveshje./Telegrafi/

Exit mobile version