Telegrafi

Muhiq do ta thërret përbërjen e re parlamentare?

Nëse kryetari në largim i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, për disa arsye refuzon të thërrasë përbërjen e re parlamentare, atëherë nderi do t’i takojë deputetit më të vjetër, kurse ai është një profesor universitar, 73-vjeçari Ferid Muhiq, nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, pas mbajtjes së rivotimit, KSHZ-ja duhet të nxjerrë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, ndoshta do të jetë në mes të javës së ardhshme. Më 31 dhjetor, megjithatë, duhet të bëhet thirrja e asamblesë së re, pra jo më vonë se 20 ditë pasi u mbajtën zgjedhjet, të cilat u zhvilluan më 11 dhjetor. /Telegrafi/