Site icon Telegrafi

Muhiq: Qeveria ndërrohet me punë konkrete

Profesori universitar, Ferid Muhiq, në një intervistë për Deutsche Welle, ka folur rreth kritikave në adresë tij dhe situatës politike në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se në vitet e kaluara ai nuk ka qenë aktiv në opinion për të ngritur zërin kundër devijimeve të pushtetit, Muhiq është përgjigjur:

‘Unë jam i kënaqur që dëgjoj se disa janë shqetësuar se mos kam fjetur në vitet e mëparshme, edhe më shumë se kam humbur ku ata, unanimisht e ngritën zërin kundër devijimeve të pushtetit. Megjithatë, ata duhet të kuptojnë se asnjë qeveri nuk bie nga ngritja e zërit. Qeveria korrigjohet ose ndërrohet me punë konkrete. Përndryshe, unë pranoj – gjithçka që kam punuar deri më tani, është lënë jashtë radarit të politikës ditore.

Muhiq shkaktoi reagime nëpër rrjetet sociale dhe mediume pasi u bë e njohur se ai do të jetë në listat e kandidatëve të LSDM-së, ku tha se reagimet janë si ‘mëlmesë’ e komenteve pozitive që i merr vazhdimisht. /Telegrafi/

Exit mobile version