Site icon Telegrafi

Muhiq: Kandidatura ime askujt nuk i prish punë!

“Që të jem kandidat për deputet më ftoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Unë vetëm kërkova që të mbetem i pavarur, ku ai i pajtua, dhe ja ku jam në listë”, tha për ‘Meta’ profesor Ferid Muhiq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Muhiq shkaktoi reagime nëpër rrjetet sociale dhe mediume pasi ai u zbulua se do të jetë në listat e kandidatëve të LSDM-së, ku ai tha se reagimet janë si ‘mëlmesë’ e komenteve pozitive që i merr vazhdimisht.

“Vazhdimisht marr mesazhe me mbështetjeje nga Shkupi, Tetova, Manastiri, Dibra dhe Ohri… Dëgjova se ka reagime për kandidaturën time, por unë askujt nuk i’a solla në pikëpyetje integritetin, ashtu që as ata s’do të mund ta rrënojnë integritetin tim në pikëpyetje”, tha Muhiq.

Ditë më parë LSDM i publikoi listat e deputetëve, ku u gjetën aktivist civil dhe profesorë. /Telegrafi/

Exit mobile version