Site icon Telegrafi

Muhaxhiri: Shpjegimi i PZAP për rinumërim s’është bindës

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, e ka parë shumë problematik vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkuarjen në rinumëm të votave në Prishtinë dhe Prizren.

Muhaxhiri ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se shpjegimi i dhënë nga PZAP-ja nuk është fare bindës.

“Ditën e zgjedhjeve nuk pati asnjë ankesë, asnjë incident. Pati përgëzime për partitë dhe KQZ-në për procesin që shkoi shumë mirë”.

“Prandaj, kjo që po ndodh tash është tejet problematike për shumë arsye; nëse ka pasur kaq shumë probleme, përse nuk janë bërë të ditura më herët, por vetëm sot, pas disa ditësh?”.

“Ku ishin këto fletëvotime të zbrazëta dhe të pavlefshme natën kur u mbajt balotazhi? Si është e mundshme që dita e balotazhit të shkojë shumë mirë, ndërsa pas disa ditësh të bëhet kaq problem i madh?”.

“Prandaj, për mua shpjegimi i PZAP-së nuk është bindës”, ka deklaruar Muhaxhiri, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, tani do të hyjmë në një periudhë të vështirë.

“Tash do të përfshihemi në një fazë jashtëzakonisht negative, e cila iu ofron politikanëve hapësirë për t’u bërë të rëndësishëm me tentim-lajthitjet dhe frustrimet e tyre politike”.

“Do të krijohet një mjegullnajë kaotike dhe do të ketë qasje selektive të partive ndaj situatave dhe informacioneve”, tha Muhaxhiri.

Exit mobile version