Telegrafi

Muhaxhiri: Opozita ka mospërputhje ideologjike

Analisti politik dhe sociologu, Artan Muhaxhiri në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se ka mospërputhje të mëdha ideologjike mes anëarëve të koalicionit opozitar.

Muhaxhiri ka theksuar se dy Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën janë më të afërta me Partinë Demokratike të Kosovës sesa me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se duhet transformim ideologjik i tyre.

“Që nga fillimi është parë që gjërat që këto parti kanë dallime më shumë se sa të përbashkëta. Dy partitë opozitare AAK dhe NISMA janë shumë herë me të afërta me LDK-në dhe PDK-në sesa me Vetëvendosjen”, tha Muihaxhiri.

“Nuk ka pas një transformim ideologjik të këtyre dy partive ose transformim programatik në qasje e kështu me radhë”, tha ai.

Muhaxhiri ka deklaruar se ka pritur që opzita ta përdor modelin anglo-sakson, pra të formimit të një qeverie në hije, për të ofruar alternativë qeverisëse.

“Unë kam pritur se do të ketë një qeveri në hije me ekspertë me ekip e cila jep një percepsion se kush do të mund të qeveriste. Kemi pasur vetëm disa eksponentë që janë shfaqur me muaj të tërë. Është mirë që nuk ka një koalicion formal që më vonë do të mund të shpaloseshin dallimet ideologjike, mospajtimet etj”, tha ai, njofton Klan Kosova.