Kryetari i Pejës, njëkohësisht aëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka treguar arsyet pse sipas tij LDK-së i takon posti i presidentit.
Muhaxheri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se deri më 26 dhjetor koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së do të arrihet, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se posti i presidentit nuk do të ishte dashur të jetë problematik, por deri më tani doli të jetë.
Muhaxheri ka thënë se marrëveshja mes VV-së e LDK-së duhet të realizohet në komplet pakon qeverisëse ky hyn edhe posti i presidentit. Ai ka thënë se postit i presidentit i takon LDK-së “për të pasur një balanc të pushtetit”.
Sipas tij, edhe në marrëveshjen që është paraparë para zgjedhjeve, është llogaritur që kryeministri i takon të parit ndërsa presidenti dhe kryetari i Kuvendit i takojnë partisë së dytë.
“Tash kemi hyrë në një garë ku Vetëvendosje është një për qind para nesh. Por ne jemi partnerë të barabartë të një qeverisje të ardhshme. Ne kemi menduar se do të ndërtojmë partneritet për dy mandate me Vetëvendosjen”, tha Muhaxheri./Telegrafi/