Telegrafi

Muhaxheri: Vjosa Osmani të jetë zv/kryeministre dhe ministre e Jashtme, LDK-së ia preferoj tri ministri

Kryetari i Pejës njëkohësisht nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur edhe për dikasterët që sipas tij duhet t’i ketë të preferuara LDK.

Muhaxheri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK-ja duhet të ketë të preferuar Ministrinë e Arsimit pasi sipas tij me përmirësimin e sektorit të arsimit përmirësohet edhe ekonomia në vend, përcjell Telegrafi.

“Për mua kish me qenë shumë e arsyeshme që LDK-ja të fokusohet në Ministrinë e Arsimit për të bërë diferencën. Arsimi është baza për zhvillimin e shtetit. Pjesët tjera janë Infrastruktura, Bujqësia…Shëndetësia është sektor problematik dhe duhet punë e madhe për t’u parë rezultatet”.

Kryetari i Pejës ka thënë se Ministria e Pushtetit lokal nuk duhet të shuhet pasi sipas tij ajo i shpërblen komunat në bazë të performancës së tyre.

Ai ka thënë se megjithatë Komuna e Pejës nuk ka marrë investimet e duhura për nga numri i banorëve.

Muhaxheri ka thënë se është ithtarë që LDK të ketë ministra të ri në qeveri nga ata që kanë qenë.

Lexo po ashtu Muhaxheri “godet” Hazirin: Kryeministri i ardhshëm nuk kalon nga zyrat e LDK-së e as nga ato të ambasadave

“Jam ithtarë madje që asnjë deputetë të mos jetë ministër por të mbes në Kuvend si deputet”, tha Muhaxheri.

I pyetur nëse Vjosa Osmani duhet të jetë kryetare e Kuvendit, Muhaxheri ka thënë se mendimi i tij është se ajo duhet të jetë zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme./Telegrafi/