Site icon Telegrafi

Muhaxheri priti drejtorin ekzekutiv të KEDS-it, flasin për investimet e vitit 2016 në Pejë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka pritur në takim pune drejtorin ekzekutiv të rrjetit në KEDS, Mehmet Koç, si dhe drejtorin e sistemit të operimit në KEDS, Avni Alidemaj.

Tema kyçe të takimit ishin investimet e KEDS-it në vitin 2015 dhe ato që ka paraparë për vitin 2016, si dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm me Komunën e Pejës.

Drejtori ekzekutiv mes të tjerash tregoi që investimet që do të bëhen më së shumti do të jenë në rregullimin e rrjetit elektrik dhe vendosjen e trafove të reja.

KEDS u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me Komunën e Pejës dhe tregoi gatishmëri për të vazhduar edhe në vitet e ardhshme me të njëjtin ritëm të investimeve.

Muhaxheri ka shprehur falënderim sepse investimet e tilla janë të mirëseardhura, për të përmirësuar cilësinë e ofrimit të shërbimeve për qytetarët tonë.

Exit mobile version