Telegrafi

Muhaxheri për Vjosa Osmanin: Besoj që mund ta kryejë rolin e Presidentes

Foto: Arkiv

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka folur për Radio 1 për zhvillimet e fundit në LDK pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe situatën brenda partisë si dhe Vjosa Osmanin.

Muhaxheri ka thënë se mesazhi i qytetarëve në zgjedhjet e fundit ka qenë shumë i qartë.

“Unë besoj qe mesazhi i qytetarëve në këto zgjedhje është shumë i qartë, dhe ata që nuk e lexojnë qartë këtë mesazh nuk kanë kuptuar asgjë. Unë besoj se të gjitha strukturat prej kryetarit e teposhtë e kanë kuptuar qartë këtë mesazh, dhe do të reflektojnë karshi asaj apo mesazhit që ka thënë elektorati i LDK-së. Ai elektorat po kërkon ndryshime, ai ndryshim duhet me ardh, me njerëz të ri e forca të reja.”

Ndërsa ka folur edhe për ish-bashkëpartiaken e saj, Vjosa Osmani, e cila ka qenë kandidate për presidente e listës së VV-së.

“E kam pas kolege, besoj që mundet me kry rolin e Presidentes, të shohim qysh e bjen jeta në realitet, sa ka me qenë efikase në menaxhimin e institucioneve kryesore të shtetit”, ka thënë ai për Radio 1.