Telegrafi

Muhaxheri: Kuvendi i sotëm do ta ripërtërij LDK-në

Kryetari i Komunës së Pejës si dhe nënkryetari i i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),Gazmend Muhaxheri  në një prononcim për media tha se Kuvendi i sotëm do të jetë i ripërtëritjes së kësaj partie.

Ai nuk tregoi se kënd do ta votoj për kryetar të partisë, por ndër të tjera tha: “Kuvendi do të jetë Kuvend i ripërtëritjes së LDK-së. Secila e ka të preferuarin e  vet dhe unë e kam timin”.

I pyetur se a do të shkoj LDK-ja në takim me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje për konstituimin e institucioneve të vendit, ai tha se këtë e vendos kryetari i ri i LDK-së. /Telegrafi/