Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili është edhe anëtar i komisionit të ri për kufirin ka deklaruar në emisionin ‘Përballje’ se me këtë komision të ri pritet të bëhet zgjidhja e problemit të kufirit me Malin e Zi.
“… Kjo zgjidhje e këtij kufiri është nis tre vjet ma herët dhe kundërshtimet që janë bërë kanë nisur pikërisht nga LDK-ja, kur këta tjerët i kanë zhvillu bisedimet”, ka deklaruar Muhaxheri.
Ai ka thënë se pjesë e këtyre bisedimeve ka qenë edhe ish-kryetari Ali Lajçi e partitë tjera të cilat sot po e kundërshtojnë çështjen e kufirit.
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/