Telegrafi

Muharremaj reagon ndaj dëmtimit të ndriçimit publik në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka reaguar ndaj djegies së kutive të ndriçimit publik në këtë komunë.

Ai ka kërkuar nga policia që t’i identifikojë ata persona që vazhdimisht po i sjellin dëme sistematike rrjetit elektrik.

“Ky veprim është i turpshëm nga ata që nuk ia duan të mirën qytetit. Persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë ndriçimin publik, duke i dëmtuar kutitë siç po i dëshmoj përmes fotografisë.

Kërkoj që Policia t’i identifikoj ata persona që vazhdimisht po i sjellin dëme sistematike rrjetit elektrik.

Nuk na ndalin këto akte qyqare, që të vazhdojmë procesin e punimeve të cilat nuk ndalen asnjë ditë”, ka shkruar Muharremaj, përcjell Telegrafi.