Pas vrasjeve që tronditën qytetin e Suharekës gjatë vikendit, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka urdhëruar mbylljen e kazinove në këtë komunë.
Në një shkrim të tij në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka paralajmëruar se sot do të filloj nënshkrimi i peticioneve për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit.
Ai i ftoi të gjithë subjektet politike, OJQ-të dhe qytetarët që me fillim nga ora 11:00 zyrtarisht do të filloj nënshkrimi i peticioneve.
Postimi i tij i plotë:
Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.
Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës.
Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera.
Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkëngjitet apo edhe të vetorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës.
Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve. /Telegrafi/