Telegrafi

Muharrem Svarqa: Do ta ndalim trendin e ikjes së profesionistëve shëndetësor nga vendi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Muharrem Svarqa sot ka realizuar një takim me profesionistët shëndetësor.

Svarqa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Kosova në vitet e fundit fatkeqësisht është përballur me ikje të mjekëve dhe infermierëve.

“Paraditen e sotme bashkë me kolegët e mi ndava disa çaste frymëzuese me profesionistët shëndetësor në Ferizaj.

Se ata janë shumë të rëndësishëm për ne dhe programin tonë u pajtuam me të gjithë këta mjekë e infermierë , por unë shpreha zotimin se me qeverisjen tonë këta profesionistë të veçantë do të trajtohen më dinjitetshëm.

Kosova në vitet e fundit fatkeqësisht është përballur me ikje të mjekëve dhe infermierëve të zot , mirëpo ne do ta ndalim këtë trend ashtu siç kemi nisur si qeverisje muajve të kaluar me shanse të reja e me iniciativa dobiprurëse.

Edhe si kryetar komune, shëndetësisë i kam dhënë hapësirë të veçantë, prandaj e kam të kultivuar lidhjen e fuqishme me të gjithë punëtorët tanë shëndetësor”.

Muharrem Svarqa garon në listën e LDK-s për deputet në kuvendin e Kosovës dhe ka numrin 28.