Site icon Telegrafi

Muharrem Sahiti befasohet me sjelljet e organeve të drejtësisë ndaj Agim Ademit

Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti ka thënë se kanë mbetur të shokuar nga sjella e organeve të rendit ndaj presidentit të FFK-së, Agim Ademit.

Kreu i shtëpisë së futbollit kosovar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa mënyra e arrestimit të tij nga Policia e Kosovës ka ngjallur reagime të ashpra.

Sahiti bëri të ditur se kjo situatë është krijuar në një moment tejet të palakmueshëm, shkaku që Kosova po përgatitet për ndeshjes ndaj Izraelit që e zhvillon në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2024’.

Lexo po ashtu Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dërgohet në mbajtje për 48 orë

“Kemi filluar vitin me moton që ky është viti i kualifikimit në Evropian dhe të gjithë futbollistët janë të motivuar. Por, është shumë e habitshme që kjo ndodh pikërisht para pak ditëve me ndeshjen me Izraelin”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Forma që ka ndodhur nuk është e mirë, edhe pse ne jemi për ta respektuar ligjin. Kjo është e padrejtë ndaj lojtarëve fillimisht, por nganjëherë këto gjëra na bëjnë edhe më të fortë”.

Lexo po ashtu Sekretari i përgjithshëm i FFK-së i quan të papranueshme veprimet e Policisë së Kosovës në arrestimin e Ademit

“Ne i respektojmë procedurat e shtetit, por forma dhe mënyra se si kanë reaguar organet e shteti është jo e duhur, pasi nuk është koha tani”.

“Synimi ynë është që ne të fokusohemi te ndeshjet që janë në prag dhe jo të merren lojtarët në pyetje ndaj tyre”, ka shtuar më tej Sahiti. /Telegrafi/

Exit mobile version