Site icon Telegrafi

Muharrem Nitaj, për pyetjen që dje bëri Abelard Tahiri: Disa njerëz politikën e kanë shndërruar në profesion!

“Minus të ditës” e ka konsideruar Muharrem Nitaj i AAK-së pyetjen e ministrit të ri të Drejtësisë, Abelard Tahiri, nëse Ramush Haradinaj është konsultuar me Malin e Zi, para shkarkimit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion.

Lexo po ashtu Ministri i ri, kryeministrit të ri: A je konsultuar me Malin e Zi?

“Disa njerëz, në mesin e të cilëve edhe asi që politikën e kanë shndërruar në profesion, paskan pyetur “A është konsultuar Haradinaj me Malin e Zi për shkarkimin e Komisionit shtetëror për demarkacionin’!”, ka shkruar Nitaj në Facebook, duke shtuar se “kryeministri nuk e ka shkarkuar Komisionin e Malit të Zi!”!

Exit mobile version