Site icon Telegrafi

Muhammad Altus, i burgosuri i tretë palestinez më jetëgjatë në burgjet izraelite

Muhammad Altus tashmë 36 vjet është prapa grilave të një burgu izraelit, raporton Middle East Monitor, duke cituar të dhënat e Shoqatës Palestineze të të Burgosurve.

Muhamed Altus, 65 vjeçar, nga Jaba e Bregut Perëndimor, u arrestua si anëtar i Fatahut në vitin 1985 për rezistencë ndaj okupimit Izraelit. Ai u plagos rëndë gjatë arrestimit, transmeton Telegrafi.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm. Ai tani është i burgosuri i tretë palestinez me shërbimin më të gjatë në burgjet e autoriteteve izraelite.

Agjencia e lajmeve Wafa raporton se gruaja e tij u nda nga jeta në vitin 2015 pasi ishte në koma për një vit. Altus ka tre fëmijë dhe nëntë nipër e mbesa. Ata nuk lejohen ta vizitojnë në burg.

Sipas një raporti të Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, Altus është një nga 26 palestinezët që kanë përfunduar në burg para nënshkrimit të Marrëveshjeve së Oslos.

Karim Younis dhe Maher Younis kanë qëndruar pas hekurave që nga viti 1983. Izraeli aktualisht mban 51 palestinezë, të cilët janë pas hekurave për më shumë se 20 vjet. Deri në 541 të burgosur janë duke vuajtur dënime të përjetshme.

Raporti thekson se deri në 222 palestinezë kanë vdekur në burg që nga viti 1967. Qindra vdiqën pasi u liruan nga burgu si rezultat i neglizhencës mjekësore në burg. /Telegrafi/

Exit mobile version