Çmimi “Shpresa e Vitit 2019” në konkurrencën e meshkujve i takon atletit Muhamet Ramadani.
Komiteti Olimpik i Kosovë (KOK) ka ndarë çmimet kryesore të vitit 2019 në një ceremoni të mbajtur sot (e enjte) mbrëma.
Muhamet Ramadani fitoi çmimin “Shpresa e Vitit” në konkurrencën meshkujve.
17-vjeçari fitoi medaljen e artë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, në disiplinën e hedhjes së gjylës 5 kilogramë.
Të njëjtin vit, ai u shpall edhe kampion i Ballkanit për U-18.
Ramadani gjithashtu u zgjodh edhe medalist i bronztë i Ballkanit në grupmoshën U-20. /Telegrafi/