Telegrafi

Muhamet Ramadani, renditet i treti në Lojërat Evropiane

Atleti ynë, Muhamet Ramadani, ka zënë vendin e tretë në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”, të cilat për atletikën vlejnë si Kampionat Evropian ekipor, divizioni i tretë.

Garuesit nga Kosova i kanë nisur mirë garat në Lojërat Evropiane që po mbahen në Poloni.

Është mitrovicasi Muhamet Ramadani, i cili ka zënë vendin e tretë në hedhjen e gjyles.

Ramadani hodhi gjylen në distancë prej 19.07 metra, duke përfunduar i treti nga 14 garues sa morën pjesë.

Ky është njëherësh suksesi më i madh i atletikës në Lojërat Evropiane të vitit 2023.

Rezultati i Ramadanit tregon se ai vazhdon ngritjen dhe paraqitja e sotme do të jetë motiv shtesë para Kampionatin Evropian U-23 që mbahet muajin e ardhshëm. /Telegrafi/