Muhamet Ramadani është kualifikuar në finale të garave të atletikës në disiplinën: hedhje e gjylës, në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Ramadani hodhi gjylën pesë kilogramë në largësi prej 18.51 metra, që i mjaftoi për t’u kualifikuar në finale.
Në grupin e vet, Ramadani zuri vendin e parë, ndërsa në të dyja grupet doli i treti.
Sipas trajnerit të tij, Xhavit Tahiri, qëllimi i sotëm ishte vetëm kualifikimi në finale, gjë që sipas tij, ky nuk është maksimumi i Muhametit.
Ramadani do të garojë të premten në finale, ku do ta synojë medaljen. /Telegrafi/