Telegrafi

Muhamet Ramadani, kampion i Ballkanit në hedhjen e gjyles

Muhamet Ramadani ka treguar forcën e tij edhe në kampionatin ballkanik U-20 të atletikës në sallë, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Kosova ka korrur sukses edhe në një sport tjetër, atë të hedhjes së gjyles.

Është i riu, Muhamet Ramadani, i cili e ka sjell medaljen e artë nga Kampionati Ballkanik për U-20 që u mbajt në Stamboll.

Medalisti i artë i EYOF Baku 2019, fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjyles 6 kilogramë.

Ramadani e hodhi gjylen në largësi prej 19.20 metrave. /Telegrafi/