Site icon Telegrafi

Muhamedi: Për dalje nga kriza duhet marrëveshje e re partiake

Përderisa LSDM dhe BDI të formojnë qeveri, ajo do të jetë jostabile dhe me afat shkurtë dhe do ekzistojë dyshim se pala tjetër ka marrë diçka në këmbim, kështu ka vlerësuar opinionisti Nijazi Muhamedi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gabim është çka partitë shqiptare e luajnë rolin e kukëllës në polarizimin në mes LSDM dhe OBRM-PDUKM. Ata tani janë ndarë në mesin e dy partive maqedonase dhe ajo nuk është mirë. Sipas tij, partitë shqiptare tani janë një llojë shërbetorësh, çka është krejtësisht e gabuar.

Muhamedi është shprehur decid se Ali Ahmeti është i vetëdijshëm se çelësi për dalje nga kriza politike edhe te ai edhe të dhjetërave deputetë çka mund të mbizotërojnë drejt njërës apo tjetrës alternativë.

Është e nevojshme stabilizimi parlamentar dhe zgjidhje stabile. Të dy palët kanë kapacitete të mjaftueshme për ta ruajtur këtë gjendje, por populli është ai që vuan. /Telegrafi/

Exit mobile version