“Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, udhëheq politikë dinake e cila në fund do të rezultojë me vendim të koalicionojë me OBRM-PDUKM-në”, thekson analisti politik, Nijazi Muhamedi. Sipas tij, sjellja përfundimtare e Ahmetit do të udhëhiqet nga arsyeja dhe ai mendon se në këtë moment për BDI-në më mirë është që ta mbajë koalicionin aktual, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Shqiptarët nuk duhet të zvarriten as pas LSDM-së, as pas OBRM-PDUKM-së. Në periudhën e fundit LSDM-ja është duke u përpjekur t’i përdorë shqiptarët kundër maqedonasve. Ahmeti është duke luajtur me dinakëri, por në fund do të vendos të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM-në”, deklaroi Muhamedi.
Ai gjithashtu tha se, në variantin më të keq BDI-ja do të pranonte qeveri teknike ose zgjedhje të reja, por sipas tij, nuk do të koaliciononte me LSDM-në./Telegrafi/