Telegrafi

Muhamed Zekiri tregon ku e sheh veten pas pesë viteve

Nënkryetari i LSDM-së dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë Muhamed Zekiri, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ka folur për ngjarjet politike në vend, si dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

I pyetur për atë se ku e sheh veten pas pesë viteve, ai tha se pas kyçjes në politikë e ka të vështirë ta përcaktojë se ku do të jetë pas pesë viteve.

“Unë kam dashur të jem në profesionin e gazetarisë, por pas kyçjes në politikë është e vështirë t’i kthehes gazetarisë. Do të jem atje ku mendoj se mund të kontribuoj më shumë për qytetarët dhe shoqërinë në përgjithësi”, tha Zekiri.

Ai shtoi se cila do të jetë pozita e tij, kjo nuk ka rëndësi, por dëshiron që qëndrimet t’i ketë të njëjta.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me deputetin Muhamed Zekiri: