Telegrafi

Zekiri – Gruevskit: Shqiptarët nuk do ta harrojnë Brodecin, Monstrën dhe Lagjen e Trimave (Foto)

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, në profilin e tij në Facebook ka reaguar pas deklaratave të Nikolla Gruevskit i cili tha se ai ka qenë ai që i ka ndihmuar shqiptarët dhe asnjëherë nuk i ka dalluar nga qytetarët maqedonas. Zekiri në profilin e tij shkruan se shqiptarët asnjëherë nuk do ta harrojnë rastin e Brodecit, Monstrës dhe Lagjen e Trimave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gruevski: Siç luftoj për maqedonasit ashtu luftoj edhe për shqiptarët, nuk i ndaj asnjëherë

“Shoh se Gruevski filloi të lavdërohet se OBRM-PDUKM-ja e ka sjellur ligjin për gjuhët, për flamurin shqiptarë dhe për universitetet shqiptare. Gruevski, mos mendo se shqiptarët do të harrojnë të këqijat që ju ke bërë. Mendon se mund të harrohen Enciklopedia, qindra aksione policore, si Brodeci, Monstra, Sopoti, Lagjja e Trimave në Kumanovë, Shkupi 2014, rrahja nxënësve shqiptarë, vrasje e qindra shqiptarëve në rrethana të paqarta”, shkruan Zekiri.

Ai gjithashtu shkruan se Gruevski do ta marr dënimin e merituar dhe do të përgjigjet para drejtësisë./Telegrafi/