Telegrafi

Mucunski: 100 studentët më të mirë do të punësohen në organet shtetërore

Timo Mucunski nga OBRM-PDUKM-ja së bashku me kandidatët për deputet nga njësia e dytë zgjedhore, sot janë takuar me të rinjtë e Komunës së Butelit, me të cilët kanë folur për reformat dhe projektet e OBRM-PDUKM-së që i parashohin në fushën e arsimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me programin e ri të OBRM-PDUKM-së parashikojmë që gjithë ata studentë që janë të regjistruar me kuotë private, përderisa tergojnë sukses të lartë do t’u mundësojmë transformim në kuotë shtetërore. Gjithashtu kemi projekt që 100 studentët më të mirë, nga pesë universitetet më të mira në shtet të punësohen në organet shtetërore”, tha mes tjerash Mucunski./Telegrafi/