Telegrafi

Muajin e kaluar bënë publike romancën, nisin problemet mes Jonida Maliqit dhe Romeo Veshajt?

Ata dy gjatë muajit të kaluar bënë publike lidhjen e tyre duke dëshmuar përkushtimin njëri ndaj tjetrit.

Bëhet fjalë për Jonida Maliqin si dhe Romeo Veshajn, të cilën janë një ndër çiftet më të përfolura gjatë ditëve të fundit.

Dyshja e bënë publike lidhjen e tyre në emisionin “Treshat”, ku Jonida u afrua ta puthë Romeon në faqe ndërsa ai iu drejtua në buzë, duke shkaktuar të qeshura mes çiftit dhe publikut.

Por, duket se tashmë kanë lindur problemet e para mes tyre, të cilat i kanë shfaqur përmes rrjeteve sociale.

“Numëro bekimet e tua, jo problemet që ke”, shkruan Jonida në një foto të publikuar në llogarinë personale në Instagram. Gjersa ka reaguar edhe Romeo duke thënë se “Lërja në dorë Zotit dhe shko të flesh”.

Mbetet të shihet nëse ka probleme në lidhjen e tyre apo ishin thjesht mesazhe në rrjetet e tyre sociale. /Telegrafi/