Agjenti Jorge Antun, që përfaqëson Paulo Dybalan pritet të mbërrijë në Itali këtë muaj për të përfunduar rinovimin e kontratës së argjentinasit.
Dybala duket se do të nënshkruajë përfundimisht kontratën e re me Juventusin, pasi tashmë është arritur një marrëveshje e re katërvjeçare mes palëve.
Gazetari i Sky Sport Italia, Fabrizio Romano, raporton se Antun do të udhëtojë në Evropë këtë muaj dhe duket se do të përfundojë zgjatjen e kontratës me Juventusin.
Paulo Dybala’s agent Jorge Antun is planning to come back in Europe this month to complete and sign the contract extension with Juventus. New deal in place until June 2026. ⚪️⚫️ #Juventus
Dybala is now prepared to accept – as his current contract expired in June 2022. #Dybala pic.twitter.com/1zy6StVliG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 6, 2021
Të dy palët kanë arritur një marrëveshje për deri në qershor 2026, të cilën Dybala është i gatshëm ta pranojë.
Kontrata e argjentinasit skadon në qershor të vitit 2022 dhe saga ka vazhduar për një kohë, por dihej që marrëveshja do të arrihej.
Dybala kaloi në Juventus nga Palermo në vitin 2015, ndërsa ndër vite kishte oferta nga klube si Manchester United dhe Tottenham, por që i kishte refuzuar. /Telegrafi/