Telegrafi

Muaji i mjaltit i Lionel Messit dhe Antonella Roccuzzos në Karaibe (Foto)

Ata u martuan në një ceremoni të shkëlqyeshme më 30 qershor, të rrethuar nga miqtë e tyre, shumica yje të futbollit.

Në lumturinë e tyre të martesës, Lionel Messi 30 vjeç, dhe gruaja e tij e re, Antonella Roccuzzo, 29 vjeç, kanë filluar muajin e tyre të mjaltit në Karaibe, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Messi dhe Suarez dhurojnë spektakël dhe kënaqen me top edhe gjatë pushimeve (Video)

Futbollisti i mirënjohur dhe gjysma tjetër e tij u shfaqën më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit në një ditë të zakonshme plazhi, me djali e tyre të madh katër vjeçar, Thiagon.

Antonella, ishte ajo e cila rrëmbente gjithë vëmendjen me ekspozimin e linjave të saj atraktive në bikini.

Ndërkohë Messi u shfaq me një kostum banje të kuq, ndërsa në sy binin edhe tatuazhet e tij.

Lexo po ashtu Publikohet video nga vallëzimi në dasmën e Messit, Pique i jepet krejtësisht Shakirës (Video)

Çifti janë fotografuar së bashku duke luajtur edhe një lojë të vogël tenisi në plazh.

Ndërkohë më pas, ata së bashku shijuan edhe notin në detin e kaltër dhe të kristaltë të Karaibeve.

Futbollisti argjentinas, i cili kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje me vlerë 26.4 millionë funte në Barcelonë, nuk ishte i turpshëm në shfaqjen e trupit të tij me tatuazhe, madje me krenari e tregonte atë. /Telegrafi/