Në mbledhjen e sotme të Qeverisë Ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë se trendi i mirë në inkasimin e të hyrave është duke vazhduar.
Sipas tij në muajin gusht, janë shënuar të hyra rekorde, dogana ka inkasuar 115 milionë euro, ndërkohë rritja është mbi 15% në tërësi, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Trendi i ulët për shpenzimet kapitale, deri tani janë shpenzuar vetëm një e treta e mjeteve të parapara, njofton Klan Kosova.
Këto informata Hoti i dha në mbledhjen e Qeverisë, pas kërkesës së Kryeministrit Mustafa lidhur me performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore.
Ndërkaq Isa Mustafa ka thënë se duhet të marrim masa që të rritet shpenzimi i mjeteve kapitale, “pasi që jemi shumë vonë për të shpenzuar vetëm një të tretën e shpenzimeve, duke shtuar se këto shpenzime duhet të jenë racionale”. /Telegrafi/