Telegrafi

Muaj të tërë pritje, lule, bizhuteri të shtrenjta: Drake ia fitoi zemrën Bella Hadidit

“Ku ka tym, ka zjarr”, është shprehje që përdoret në Kosovë, por duket se vlen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E mbani mend kur në media doli lajmi se Bella Hadid dhe reperi Drake janë në një lidhje?

Kjo kishte befasuar nënën e modeles, e cila kishte pohuar se në mes të dyshes nuk ka asgjë tjetër pos një miqësie të çiltër.

Por, duket se nuk është ashtu pasi që një burim i afërt me modelen ka thënë për mediat amerikane se çifti është në lidhje që nga muaji qershor i këtij viti.

Sipas burimit që dëshiroi të jetë anonim, “Drake i ka shprehur dashurinë Bellës ndërsa i është dashur një kohë e gjatë, lule dhe bizhuteri të shtrenjta që t’ia fitonte zemrës bukuroshes”.

Çifti deri më tani ia ka dalë mbanë të mbajë romancën jashtë vëmendjes së mediave, ndonëse nuk dihet dhe për sa kohë.

Kujtojmë se 21-vjeçarja më parë ishte në lidhje me këngëtarin kanadez, The Weeknd. /Telegrafi/