Site icon Telegrafi

“Me mua qepe gojën”, agravon situata mes Efit dhe Qetsorit në spektakël

Foto: Facebook

Gjatë debatit që Nita po bënte me Dean në spektakël ka ndërhyrë Qetsori, i cili tha diçka që nuk i pëlqeu Efit.

Kjo e fundit me tone të ashpra i tha atij të qepë gojën dhe t’i drejtohet me respekt.

“Kafshoje gjuhën se…”, iu drejtua në anën tjetër fituesi i Big Brother.

Foto: Facebook

“He çfarë? Me mua qepe gojën. Me mua qepe gojën”, tha në anën tjetër ish-konkurrentja e “Përputhen”.

“Shiko përpara, mos më shih fare mua”, tha ai tutje.

Lexo po ashtu “Të gjithë shtëpia kundër”, Nita Latifi në BBVA : Jam ndjerë vetëm gjatë këtyre ditëve, kam qenë më e ngarkuar emocionalisht

“Trego respekt, respekt”, vazhdoi Dhedhes.

Efi iu afrua në fytyrë Qetsorit dhe kjo gjë duket se e acaroi në masë të madhe atë.

Foto: Facebook

Theksojmë që sa më afër finales aq më shumë janë rritur debatet ndërmjet konkurrentëve. /Telegrafi/

Exit mobile version