Jose Mourinho ka folur për El Correo, duke u ndalur edhe tek Lamine Yamal dhe Nico Williams, duke thënë se ky i fundit i pëlqen më shumë.
Portugezi që aktualisht drejton Fenerebahcen, ka shkuar edhe më larg, duke thënë se shpreson ta shoh Ëilliamsin në Real Madrid.
“Në Euro, njerëzit thoshin të gjithë ‘Yamal, Yamal, Yamal’. Ai është një djalë i mrekullueshëm, por unë personalisht preferoj më shumë nga Nicon [Williams] dhe shpresoj që ai të shkojë në [Real] Madrid ,” ka thënë Jose Mourinho për El Correo.
👀🇪🇸 José Mourinho: “In the Euros, people were all saying Yamal, Yamal, Yamal…”.
“He’s a wonderful boy, but I, personally, prefer more of Nico Williams”.
“I hope he ends up at Real Madrid”, told Cope. pic.twitter.com/bXQsrWgimH
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 10, 2024
Nico Williams e përfundoi Euron 2024 me dy gola dhe një asistim në gjashtë ndeshje, duke luajtur si anësor i majtë. Lamine Yamal shënoi një gol dhe katër asistime në shtatë paraqitje në turne.
Williams thuhet se ishte afër nënshkrimit për Barcelonën verën e kaluar; megjithatë, katalanasit nuk arritën t’i zgjidhnin shpejt problemet e tyre me Fair Play-n financiar dhe lojtari nuk pranoi të priste.
22-vjeçari dëshiron t’i bashkohet ende Barçës edhe më shumë këtë herë, por Blaugrana ka dyshime ndërsa ka edhe shumë klube në garë.
Williams ka shënuar dy gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 20 paraqitje për Athletic Bilbaon këtë sezon.
Klauzola e tij e lirimit thuhet se vazhdon të jetë 58 milionë euro. /Telegrafi/