Gjatë ditës së sotme (e diel) banorët brenda shtëpisë kanë rrëfyer disa nga ngjarjet e tyre që kanë të bëjnë me jetën personale.
Përderisa Arjola ka rrëfyer tradhtinë e bashkëshortit duke treguar për atë që ndodhi saktësisht dhe se si e kuptoi këtë gjë, artisti i lartpërmendur ka zbuluar se i ëma i vdiq nga kanceri.
“Mua më ka vdekur mamaja nga kanceri”, ka thënë ai teksa ka filluar menjëherë të qajë.
Më pas, Sabiani është rrethuar nga artistët e tjerë të cilët e kanë ngushëlluar dhe i qëndruan pranë në atë moment.
Kjo duket të jetë një nga ngjarjet më të trishta në jetën e këngëtarit dhe për këtë e kishte të vështirë të shprehej.
Fifi po ashtu pak orë më parë u përlot në momentin që po interpretonte “A vritet pafajësia” meqenëse përmban një tematikë të ndjeshme.
Theksojmë që banorët po qëndrojnë brenda shtëpisë më të famshme për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh.
Gjithashtu, deri më tani nuk është eliminuar asnjë konkurrent dhe se nuk kishte hyrje të reja. /Telegrafi/