Telegrafi

“M’u bë vëllai shok me burrin” – lidhja mes Sarës dhe Bardhit po bëhet më serioze, e prezanton me njërin pjesëtar të familjes

Lidhja mes Sara Gjordenit dhe rep-artistit nga Kumanova Bardhi, si duket po shkon një hap më tutje, përkundër zërave që e demantojnë këtë. 

Së fundmi, ajo njoftoi Bardhin me vëllain e saj, sipas një imazhi të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Përveç kësaj, Sara gjithashtu potencoi edhe afërsinë që kanë krijuar vëllai i saj si dhe Bardhi, duke lidhur shpejt një miqësi.

Foto: Sara Gjordeni / InstaStory

“Mu bë vëllai shok me burrin direkt, çfarë po ndodh miq?”, shkroi Gjordeni në InstaStory.

Ndryshe, Sara dhe Bardhi ishin ndër çiftet më të spikatur në sezonin e tretë të BBVA, por që aventura e tyre brena shtëpisë ka përfunduar.

Foto: Sara dhe Bardhi / Instagram

Dyshja, tashmë si duket po avancojnë dita ditës me lidhjen e tyre edhe pas përfundimit të garës, duke e shijuar relacionin qetësisht.

Sara, para disa ditësh kishte takuar gjithashtu edhe nënën e Bardhit, sipas njoftimit të saj në Instagram. /Telegrafi/