Blerando nuk e kemi parë duke u përfshirë nëpër debate, e aq më pak në të tilla të tensionuara.
Kësaj here ai debaton ashpër me njërin prej banorëve shumë aktiv të shtëpisë, Ganiun.
Gjatë kohës kur dyshja po fjaloseshin, Blerando duket se e injoron dhe largon vëmendjen nga debati, gjë kjo që e bën Ganiun të ngrihet në këmbë e t’i dalë përpara.
“Ej, o makaron, o pizhimuzh, o kuller, kur flet, ose më dëgjon deri në fund, ose mos m’u drejto hiç. Je mësu me gra ti. Bëj kujdes se në fyt të mbes. Unë jam Visar Dermaku.” shprehet Ganiu.
Ndërsa Blerando i përgjigjet: “M’u hiq prej fytyre, se nuk jam duke u marrë me ty. Aty e ke rrugën, mos se bëhesh horë.” /Telegrafi/