Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ditë parë e priti këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, të cilës ia dhuroi “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin Sunny Hill.
Ai e falënderoi këngëtaren për ndarjen e fondit prej 100.000 eurosh që ndihmoi shtatë organizata joqeveritare, pesë shkolla të muzikës dhe disa aktivitete kulturore e festivale.
Kween! @DUALIPA just made history as she was given the first ever key to her hometown in Kosovo 🔑 💛>>> https://t.co/cUjrUoXlRe pic.twitter.com/V6mnPCflBD
— MTV UK (@MTVUK) August 11, 2018
Ndërsa për nderimin që i është bërë 22-vjeçares kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare. Një ndër to është edhe faqja e kanalit muzikor MTV UK.
Në një artikull kushtuar këngëtares nga Prishtina, MTV UK raporton se “Dua Lipa është nderuar në një mënyrë madhështore në Kosovë”.
Autorja e këngës “One Kiss” ka lidhje të afërta me Kosovën, meqë prindërit e saj janë shqiptarë dhe ajo ka jetuar atje për disa vite si e re, ndërsa tash i është dhënë çelësi i qytetit të saj.
Këtë fundjavë, ajo është kthyer për të qenë nikoqire në festivalin e saj, të cilin e ka nisur me babanë Dukagjin Lipa.
“Është nder i madh që më është dhënë Çelësi i parë i qytetit të Prishtinës, Kosovë, nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti”, kishte shkruar Dua në Instagram.
“Mbretëreshë! Dua Lipa sapo bëri historinë, pasi i është dhënë çelësi i parë i qytetit të saj në Kosovë”, ka shkruar faqja e MTV UK në Twitter.
Festivali Sunny Hill është një festival treditor në Kosovë, ku marrin pjesë emra shumë të njohur të muzikës, shkruan MTV UK. /Telegrafi/