Site icon Telegrafi

MTV shpërblen me mirënjohje Rita Orën, kënga “Anywhere” renditet ndër 20 këngët më të transmetuara të vitit 2018

Foto: Rita Ora/Anywhere

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora, e cila pak ditë më parë vizitoi Kosovë, tani është kthyer në shtëpinë e saj, në Londër.

Pas Kosovës, Ora qëndroi pak ditë në Dubai për të kryer xhirimet e projektit të ri, ndërsa këtë muaj vazhdon turin e saj të koncerteve “Phoenix”.

Rita Ora (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Me tu kthyer në shtëpi, një mal me dhurata kishin arritur në postën e saj.

Njëra ndër to ishte pllaka e mirënjohjes nga MTV, si shpërblim për suksesin e këngës së saj “Anywhere”, e cila gjatë viti 2018, ishte ndër 20 këngët më të dëgjuara dhe të transmetuara në kanalin e MTV.

“Faleminderit MTV, kaq e nderuar të jem pjesë e top 20 këngëve më të transmetuara të vitit 2018 me “Anywhere”, ka shkruar Rita në videon e publikuar në InstaStory, ku shfaq edhe pllakën e mirënjohjes.

Rita përndryshe, vitin e kaluar nxori në shitje edhe albumin e saj më të ri “Phoenix”, me të cilin ka shënuar sukses gjithandej në top listat britanike e amerikane.

Ditët e para të kësaj jave, Rita i kaloi në Kosovë në një mision bamirëse me organizatën e njohur botërore, UNICEF. /Telegrafi/

Rita Ora në Kosovë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)
Exit mobile version