Telegrafi

MTV publikon imazhe të Dua Lipës (Foto)

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Kjo ka bërë që televizioni më i njohur muzikor botëror MTV, t’i kushtoj pak vëmendje këngëtares shqiptare.

Në fakt, faqja zyrtare e këtij mediumi në Twitter ka publikuar një fotografi të Duas, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja shihet teksa shoqërohet me kolegen britanike Charlotte Emma Aitchison, e cila njihet më mirë si Charlie XCX.

Ndryshe, dy artistet kanë marrë pjesë në festivalin e mirënjohur Glastonbury, i cili mbahet në Londër. /Telegrafi/