Rrjeti më i madh muzikor, MTV, ka zgjedhur këngën e re të Dua Lipës për t’i nxitur fansat të bëjnë video me to.
Ky rrjet televiziv ka bërë këngën “New Rules” si këngën e cila duhet të përzgjidhet nga fansat për t’u bërë “cover”.
Tashmë ka filluar gara për “coverin” e muajit të zgjedhur nga MTV, përzgjedhja e të cilit pritet të bëhet nga njerëz profesionit në kuadër të rrjetit të njohur muzikor televiziv.
Dua Lipa ka arritur të kapë së fundmi edhe vendin e parë në top listën muzikore britanike. /Telegrafi/
https://twitter.com/DUALIPA/status/897431089958055936