Site icon Telegrafi

MTI me konferencë për zhvillimin e sektorit privat

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2015” organizon “Konferencë Informative për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga MTI, në konferencë do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtij sektori, për shërbimet që ofrohen nga Qeveria dhe donatorët, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal, si dhe projektet e donatorëve për zhvillimin e këtij sektori.

Aktiviteti mbahet në Hotel “Garden ” në Prishtinë, duke filluar në ora 10:00.

Exit mobile version