Site icon Telegrafi

MSH vazhdon licencimin e laboratorëve privat për testime seroligjike

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe një listë me institucione private shëndetësore të licencuara për testime serologjike për SARS COV 2.

Ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se situata e krijuara nga COVID-19 është e menaxhueshme por që duhet më shumë respektim i masave.

Po ashtu, Zemaj dhe drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi u kanë bërë thirrje laboratorëve të licencuar për testime për COVID-19 që të mos bëjnë marrëveshje në mes vete për caktimin e çmimit në dëm të qytetarëve të vendit.

“I bëjmë me dije institucioneve të licencuara dhe atyre që do të licencohen se ky proces do të monitorohet nga autoritetet shtetërore….Jemi në kohë pandemie, kohë emergjente dhe duhet të kemi kujdes të shtuar dhe të jemi përgjegjës para qytetarëve”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version