Qeveria e Luksemburgut dhe UNICEF-i i kanë dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë, 40 pajisje oksigjeno-formuese për luftimin e COVID-19.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook, duke thënë se pajisjet janë të dedikuara për kujdesin parësor shëndetësor dhe do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ceremonia e pranimit të 40 pajisjeve oksigjeno-formuese, donacion ky nga Qeveria e Luksemburgut dhe UNICEF.
Pajisjet janë të dedikuara për kujdesin parësor shëndetësor dhe do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës.
Falënderoj Qeverinë e Luksemburgut, UNICEF-in dhe të gjithë partnerët e tjerë që po e ndihmojnë në vazhdimësi popullin e Kosovës në këtë sfidë globale.