Site icon Telegrafi

MSH dhe Komuna e Tetovës sqarohen për dezinsektimin e Tetovës (Dokument)

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni dhe Komuna e Tetovës janë sqaruar rreth lajmit për dezisektimin e ambientit në qytetin e Tetovës.

Dilema e shfaqur për përplasje të orareve të koncertit në qendër të qytetit dhe dezinsektimit, e ngitur nga Telegrafi Maqedoni, ka nxitur këto dy institucione që qytetarëve të ju drejtohen me nga një sqarim.

Lexo po ashtu Huti në Komunën e Tetovës, koncerti dhe dezinsektimi në orë të njejta (Foto)

”Ministria e Shëndetësisë në koordinim me firmën që do të kryen dezinsektimin në Komunën e Tetovës dhe gjithashtu me përfaqësues të Komunës së Tetovës informon se neser (e enjte, 20 korrik 2017) procesi i dezinsektimit do të fillon nga fshatrat kurse në qytet do të bëhet në orët e vonshme, pas mesnatës. Informojmë se mjetet për dezinsektim nuk janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve por i vetmi rekomandim shkon për bletarët të cilët duhet ti mbyllin bletët në kutitë e tyre.” thonë për Telegrafi Maqedoni nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe Komuna e Tetovës ka dërguar sqarim lidhur me këtë, ku ka thënë ”Ditën e enjte (20.07.2017(, nga ora 22:00 do të fillojnë përgaditjet për kryerjen e dezinsektimit nga toka në komunën e Tetovës, kurse vetë procesi do të fillojë në ora 01.00 pas mesnate, edhe atë në fshatrat e komunës së Tetovës, për të vijuar në pjesën qendrore diku në orën 3:00 pas mesnate. Preparatet me të cilat kryhet dezinsektimi (Aqua Kothrine dhe Neopitroid Premium) janë emulzione që treten në baze të kërkesave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me përqëndrim 50 deri 100ml/hektar, dhe të njëjtat nuk përbëjnë aspak rrezik mbi shëndetin e qytetarëve. Gjithashtu ky preparat është i liçencuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë të RM, për të cilat ky institucion ka lëshuar edhe vendimet me nr.15-10156/2 të datës 08.01.2013 si dhe 1362/2 të datës 12.04.2011, ku i jepet leje kompanisë e cila kryen procesin e dezinsektimit, për të vënë në qarkullim substancat, që janë të kategorizuara si jo të dëmshme mbi jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Komuna e Tetovës si institucion kompetent vepron gjithnjë duke u kujdesur për interesin dhe sigurinë e qytetarëve të saj. Çdo veprim dhe masë e ndërmarrë nga ana e komunës është ekskluzivisht në dobi dhe interes të tyre andaj bëjmë thirrje që të jenë të qetë dhe të mos brengosen aspak nga informatat e pakonfirmuara që qarkullojnë në opinion.” thonë nga Komuna e Tetovës. /Telegrafi/

Exit mobile version