Site icon Telegrafi

MSH apel mediave: Kjo situatë nuk duhet të përdoret për ekskluzivitet

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga opinioni që për gjendjen me coronavirusin në vend të informohen vetëm nga burime zyrtare.

MSH gjithashtu kërkon nga mediumet që të përdorin vetëm të dhënat zyrtare të institucioneve kompetente, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke pas parasysh se gjatë ditëve të fundit, disa media kanë qenë të parat që kanë informuar në lidhje me statistikat e ditës, ne i lusim të gjitha mediat – t’u përmbahen ekskluzivisht informacioneve zyrtare që dalin nga institucionet relevante në vend që të përdorin kontaktet personale për
informim”.

“Situata në vend është e jashtëzakonshme dhe këto momente nuk duhet të përdoren për ekskluzivitet – sepse të dhënat mund të jenë të pasakta, por edhe të dhënat pa informacion të detajuar shkaktojnë frikë dhe panik në familjet e trajtuara nga COVID-19 në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, si dhe në institucionet e tjera të shëndetit publik. Bëjmë thirrje për solidaritet dhe kujdes në këto momente. Ju lusim që informimin lidhur me gjendjen e pacientëve të informohen vetëm nga Ministria e Shëndetësisë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo ministri gjithashtu i falënderon mediumet për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe./Telegrafi/

Exit mobile version