Site icon Telegrafi

Mrika Nikqi si 17-vjeçare, bëhet alpinistja e parë që kompleton ngjitjen në shtatë majat më të larta në botë

Alpinistja 17-vjeçare pejane, Mrika Nikqi, së bashku me partnerin e ngjitjes – babanë e saj, Arianitin, janë ngjitur në majën e Carstensz Pyramide në Indonezi.

Mrika sapo bëri historinë duke u bërë femra më e re në tërë botën që pa mbushur 18 vjet të kalojë misionin e shtatë majave.

Gjithashtu së bashku me babanë të bëhen shqiptarët e parë në botë si babë e bijë ta kalojnë me sukses këtë mision, i cili paraqet një arritje kulminante në alpinizëm.

Ata ndodhen në Kampin Bazë, dhe mbesim me shpresën dhe dëshirën e madhe që moti t’ua lejojë kthimin sa më të shpejtë deri në Papua, prej nga do kemi kontaktin me ta me detaje dhe foto nga maja.

Ndryshe, alpinistët do të vazhdojnë me aktivitetet tjera të ngjitjeve të majave të ndryshme të maleve botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version